Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur drejtorin e një shkolle në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00. Policia ka thënë se kanosja e drejtorit është bërë përmes telefonit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes telefonit ka kanosur drejtorin e shkollës viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






