Një rast i kanosjes ka ndodhur në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Sic thuhet në raportin e PK-së, policët janë kërcënuar nga një person.
NJOFTIMI:
Rr. Gryka e Llapit, Podujevë 20.11.2023 – 11:00. Derisa policia ka qenë në pikë kontrolli ka ndaluar një veturë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar se vetura nuk ka regjistrim. Pasi që policia ia kishte konfiskuar tabelat vozitësi (i dyshuari) mashkull kosovar i kishte kanosur zyrtarët policorë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
.
.