Lokale - eSIMy

Dy zyrtarë policorë janë kanosur gjatë detyrës zyrtare në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, nga ky rast një person është arrestuar.

“Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 08.02.2022-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur dy zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, duke mos dhënë as edhe një detaj tjetër.

Duhet theksuar se janë shtuar rastet kur zyrtarët policorë janë kanosur. Një i tillë ka ndodhur edhe në muajin janar, ku zyrtarët policorë ishin kërcënuar me kallash gjatë një intervenimi./Llapi.info