Lokale - eSIMy

Partia Demokratike e Kosovës në Podujevë në çdo palë zgjedhje po vazhdon të ketë rënie, shkruan Llapi.info.

Në zgjedhjet e së dielës, kjo parti në Podujevë ka arritur t’i marrë vetëm 4 mijë e 478 vota apo 11.54 për qind.

Për dallim nga zgjedhjet e 2019-ës, PDK në Podujevë ka rënie për gati 3 mijë vota. Në zgjedhjet e 8 tetorit PDK pati pasur 7,421vota apo 18.650%.

Por, përveç PDK-së, edhe LDK-ja që për bastion kishte Podujevë ka pësuar humbje të thellë.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, LDK ka 9.366 vota apo 24.14 për.

Ndërkaq, Lëvizja  Vetëvendosje është fituese në këtë komunë me rezultat bindës. VV ka arritur t’i kapë 23.062 vota apo 59.45 për qind./Llapi.info