Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime të rënda në vendet e tyre të punës. Ka raste kur lëndimet janë aksidentale, siç ka ndodhur sot, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 23-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë si pasojë e një lëndimi aksidental. Burimet brenda Emergjencës në Prizren kanë bërë të ditur se i riu u lëndua pasi litari që po e shkarkonte një shtyllë elektrike nga kamioni i ra përmbi dhe i shkaktoi plagë në njërin krahë.

Pas trajtimit mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, viktima është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të vazhduar trajtimin.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga firma dhe kanë bërë të ditur se nuk ka të bëjë rasti me kushtet e punës, por ka qenë lëndim aksidental.

Ndërkohë, në vendin ku ka ndodhur rasti, Sinjali mëson se kanë dalë njësitet policore, si dhe Inspektori i Punës.