Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar lidhur me sulmet e vazhdueshme mbi popullin sirian, duke shfaqur kritika ndaj organizatave OBK dhe NATO.

“Për çka ekziston OKB dhe NATO, kur prej vitit 2012 krimet e kriminelit Asad nuk ndalen?!”

“Prej vitit 2012 kur edhe ka filluar lufta në Siri, krimet ndaj popullatës siriane nuk kanë të ndalur. Sulmet me armë kimike, vrasja dhe dhunimi i civilëve në Siri vazhdon të zhvillohet i pa penguar nga askush. Këto sulme të realizuara nga krimineli Asad që shpesh janë ndihmuar dhe nga ushtria e Rusisë, po shënojnë ndër masakrat më të mëdha të këtij shekulli. Nuk është hera e parë që krimineli Asad përdorë armë kimike mbi popullatën e Sirisë”, thotë Kelmendi përmes një kumtese.

“Për çka ekziston OKB dhe NATO? Cili është roli i tyre? A nuk iu vjen turp që vritet popullata siriane? Cilin çmim duhet ta paguaj popullata siriane që të zgjohet ndërgjegjja e botës mbarë”.

“O ZOT, shkatërroje zullumqarin, terroristin dhe kriminelin Asad dhe ushtrinë e tij. O ZOT shkatërroj gjithë zullumqarët, terroristët dhe kriminelët që vrasin njerëz të pafajshëm. O ZOT i dhuro qetësi dhe liri popullit të Sirisë dhe gjithë popujve që janë të shtypur, ashtu si na dhurove neve lirinë, qetësinë dhe pavarësinë”./Llapi.info