I pari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi një ditë pas festimit të pavarësisë i ka reaguar institucioneve, veçanërisht kryeministrit Ramush Haradinaj që dje festoi me shampanjë, duke thënë se kjo është fyerje për Kosovës dhe miqtë e saj.

“Festimi i përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës u shënua dje në forma të të ndryshme. Por ajo që bie në sy është manifestimi me shampanjë në qendër të Prishtinës në sheshin “Skënderbeu”. Pranë çdo flamuri të shtetit që e ka njohur Kosovën, organizatorët kanë vendosur nga një shishe shampanjë të shtrenjtë. I pari që hapi shishen ishte Kryeministri Haradinaj në ora 14:39 ( koha kur është shpallur Kosova shtet i pavarur). Kjo formë e manifestimit të përvjetorit të pavarësisë është fyerje për Kosovën dhe miqtë e saj.”, shkroi Kelmendi.

E kjo sipas kryetarit të Partisë Fjala, sepse Kosova nuk e ka pije tradicionale shampanjën.

“Kjo tregon se sa mashtrues dhe artifical po paraqitemi para bashkësisë ndërkombëtare. Populli i Kosovës e don e SHBA-në, dhe gjitha vendet që na kanë mbështetur. Por populli i Kosovës kurë nuk e ka pasur traditë me i mashtru miqtë e vet”, shkroi ai.

Kelmendi ka kritikuar edhe buxhetin prej 500 mijë euro që u nda për manifestimin e pavarësisë, duke i thënë kryeministrit se buxheti nuk është pronë e Qeverisë.

“Kryeministër Haradinaj, manifestimi i djeshëm me shampanjë ku ti ishe i ftuar dhe ti hape shishen i pari, jo vetëm që paraqet mashtrim dhe paraqitje fallso para miqëve ndërkombëtar jo vetëm që fyen identitetin tonë, por fyen edhe ato shtete mike që e kanë njohur Kosovën dhe që nuk e konsumojnë shampanjën. Kryeministër Haradinaj, mos harro se populli i Kosovës në regjistrimin e fundit të popullsisë ka dalë rreth 96% musliman. Ti si kryeministër duhet ta respektosh besimin e këtij populli shumicë”, përfundoi ai.