KEDS ka njoftuar për vendet që gjatë ditës së nesërme në Podujevë, do të përballen me reduktime të energjisë elektike, njofton Llapi.info

Sipas tyre: Më 20.01.2018 në NS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Podujeva 1 prej orës 11:00 deri në ora 11:15 dhe nga ora 15:00 deri në ora 15:15

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin :Rr.Skenderbeu, Rr.Brigadat (Një pjesë), Ujësjellësi i qytetit .

Ndërsa NS 10/0.4 kV Tabet do të ndërprehet: prej orës 11:00 deri në ora 15:15

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Qëndresa, (një pjesë ) rr. Skënderbeu.

Arsyeja e ndërprerjes: Shkyçje e domosdoshme për shkak të ndërrimit të ormanit 0.4 [kV] në NS 10/0.4 kV Tabet.