Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, një pjesë të madhe të Podujevës, sot ka ndërprerë energjinë elektrike, raporton Llapi.info
Edhe pse KEDS ka lajmëruar ditë më parë për vendet se ku do të ketë ndërprerje, një pjesë e madhe e qytetit pa paralajmërim, është përballur me mungesë të energjisë elektrike që nga ora 10 e mëngjesit, e që bizneset janë ato që po e pësojnë më së shumti.
Më poshtë gjeni vendet për të cilët është paralajmëruar se do të ketë reduktime:
Më 21.11.2018 në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Letanci (Kodi: 14000012) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Obrançë, Peran, Obrançë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepaj, Dobratin 1, Ferma e Pulave Peran.
Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i largpërçuesit të ri në kuadër të Lot 1 Podujeva nënprojekti Bradash.
Më 21.11.2018 në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Fshatrat 1 (Kodi: 14000009) prej orës 10:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefci 1 dhe 2, Burica, Gllamniku, Llapashtica e Ulët.
Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.
Më 21.11.2018 në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Ballovc (Kodi: 14000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Surkishi, Lladofci, Sfeqla, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuqica.
Arsyeja e ndërprerjes: Revizion./Llapi.info