Sot në media u raportua se zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka paralajmëruar rritje të faturave të energjisë elektrike, që sipas tij, vjen si pasojë e rritjes së importit të energjisë elektrike e cila ka mbërritur çmime stratosferike.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Buzhalën për ta konfirmuar një gjë të tillë, por i njëjti ka mohuar se ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë.
“KEDS nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ne nuk mund të paragjykojmë se çka do të ndodhë. Kjo është thënë edhe në KTV. Ju lutem ta korrektoni lajmin pasi nuk është i vërtetë”, thuhet në përgjigjen e Buzhalës për Sinjali.






