Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ua ka uruar të gjithëve muajin e Ramazanit, njofton Llapi.info

Në këtë urim thuhet, që muaji i Ramazanit të jetë muaj i adhurimit, dashurisë dhe fuqizimit të lidhjeve tona me Zotin e botëve.

Urimi i plotë:

KBI mesazh urimi me rastin e muajit Ramazan

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë me rastin e fillimit të muajit Ramazan, u dërgon urimet më të sinqerta me lutjen te Zoti i gjithësisë që të jetë muaj i adhurimit, dashurisë dhe fuqizimit të lidhjeve tona me Zotin e botëve.
Muaji Ramazan është muaj i fillimit të zbritjes së Kur’anit. Zoti i Madhërishëm në këtë muaj zbriti Fjalën e Tij drejtuar njerëzimit mbarë, me thirrjen dhe lutjen për besim, dije, paqe, drejtësi e respektim të vlerave të larta dhe dinjitetit njerëzor.
Urime dhe me hajr muaji i Ramazanit

Kryetari
Osman Kurtolli