Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, ka reaguar pas sulmit ndaj imamit të xhamisë në fshatin Lupç, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, KBI ka dënuar fuqishëm sulmin fizik ndaj Zeqir Berishës, derisa ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme.

Reagimi i plotë:

KBI dënon fuqishëm sulmin ndaj imamit Zeqir Berisha

Zeqir ef Berisha, imam pranë KBI-Podujevë, është sulmuar rëndë mbrëmë nga disa persona, brenda ambienteve të xhamisë ku shërben si imam.

Me këtë rast, ne si Këshill i Bashkësisë Islame e dënojmë fuqishëm sulmin qyqarë ndaj punonjësit tonë ndërsa ftojmë organet e rendit që kryerësit e këtij akti të pa pranueshëm t’i vënë para drejtësisë.

Lidhur me rastin, KBI sot do të mbaj mbledhje të jashtëxakonshme.

Ftesë për medie:
Informoni drejtë opinionin dhe mos shtrembëroni deklaratat e zyrtarëve të KBI, gjoja se organet e sigurisë e kanë neglizhiar rastin!

KBI beson fuqishëm se policia jonë është duke e kryer detyrën ashtu siç është më së miri dhe se në mes dy institucioneve ka koordinim në nivelin më të lartë të mundshëm.