Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave në një spital në Chicago, duke përfshirë dy anëtarë të stafit, një polic dhe dorasin.
Dy gratë e vdekura ishin njëra mjeke tjetra farmaciste, shkruan BBC.

Sipas policisë personi që kishte shtënë ka mbetur i vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, mirëpo ende nuk është e qartë në qoftë se ai kreu vetëvrasje, transmeton Klan Kosova.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se sulmuesi kishte për objektiv një grua punonjëse në ketë spital me të cilën ishte në lidhje, mirëpo motivet ende janë të paqarta.