Në fshatin Vraniq të Suharekës, të premten është aksidentuar me veturë një i mitur.

Policia njoftoi se ai ka rënë poshtë një ure pasi fillimisht ishte përplasur me gurë.

Në veturë ishin edhe tre të mitur të tjerë të cilën pësuan lëndime.

Vozitësi është dërguar në QKUK, pasi sipas policisë, ka lëndime të rënda.

“Një mashkull kosovar i mitur, duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin duke u përplasur me një gurë skaj rrugës, e më pas me mbrojtësen e urës bie poshtë urës. Vozitësi dhe tre pasagjer të mitur meshkuj pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen në emergjencën e Suharekës. Vozitësi për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.