Katër vajza kosovare po akuzohen se në mars të vitit 2019-të e kanë rrahur brutalisht dhe dhunuar seksualisht shoqen e tyre, në atë kohë 20 vjeçare.
Siç raportojnë mediat zvicerane ngjarja kishte ndodhur në një banesë në Kloten dhe kishte zgjatur për orë të tëra.
Fillimisht, në korrik të vitit 2020, Gjykata e Qarkut në Bulach i shpalli fajtore dy kosovaret dhe dy shtetase zvicerane me rrënjë nga Kosova për sulme seksuale dhe privim të lirisë.
E dyshuara kryesore ishte dënuar me 44 muaj burgim efektiv, ndërsa motra e saj ishte dënuar më 36 muaj burgim.
Për vendimin e marrë të dyshuarat janë ankuar në Gjykatën Kantonale në Zurich.
Ato janë detyruar t’i paguajnë viktimës një dëmshpërblim prej mbi 24 mijë euro, shkruan 20 minuten.ch.
Sipas aktakuzës, ato kanë vepruar si bandë, ku kanë detyruar viktimën të përdorte një lodër seksuale.
Viktima është ankuar se ka pasur shumë dhimbje dhe i është lutur atyre që të ndalonin Por, ato e kishin vazhduar veprimin e tyre. Në fund, asaj i janë prerë dhe flokët.
Vendimi final ndaj katër kosovareve pritet të merret sot.
Avokati i të akuzuarës kryesore kërkon që ajo të shpallet e pafajshme.






