Lokale - eSIMy

Një ngjarje e pazakontë është shënuar mbrëmjen e së martës në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku disa azilantë kanë tentuar të largohen nga kampi ku janë të strehuar, por njëri prej tyre ka reaguar me dhunë fizike ndaj rojes së sigurisë.

Burime të sigurta të Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se më 17 qershor 2025, rreth orës 19:00, është raportuar se katër persona kanë provuar të dalin pa autorizim nga kampi i azilantëve. Gjatë tentim-largimit, një nga të dyshuarit është ndalur nga sigurimi, por situata ka eskaluar.

Sipas deklaratës së A.M., rreth 6-vjeçar pjesëtar i sigurimit, njëri nga azilantët, A.M., rreth 23-vjeçar shtetas egjiptian, e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Policia ka reaguar menjëherë, ndërsa i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj të dyshuarit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke u zhvilluar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.