Lokale - eSIMy

Humanisti Halil Kastrati ka publikuar pamjet se si do të duket objekti milionësh për të moshuarit në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka thënë se përveç qëndrimit ditor për të moshuar do ta ketë edhe kuzhinën popullore me shujta ditore për 200 persona, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike etj.

Postimi i tij:

Projekti i rradhës ne qytetin e Podujevës

Ky objekt do të ndërtohet në bashkëfinancim mes Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit dhe Komunës së Podujevës.
Për pak ditë do të nënshkruhet marrëveshja me kryetarin e Komunës së Podujevës dhe punët do të nisin sivjet ndërsa planifikohet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Objekti përveç qëndrimit ditor për të moshuar do ta ketë edhe kuzhinën popullore me shujta ditore për 200 persona, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike etj.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!