Karateistet e Kosovës kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Botërorin që po mbahet në Madrid të Spanjës.
Federata e Karatesë së Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bën të ditur se”Përfaqësuesja e Kosovës vajzat kishin një paraqitje te shkëlqyer në Kampionatin Botëror qe po mbahet nga datën 5-11 nëntor në Madrid te Spanjës.
Fituan ndaj Guatemalës me rezultat 2:0 për te vazhduar me fitore e dytë ndaj Tejpeit te Kinës 2:1, kurse në te tretën ndaj përfaqësueses se Amerikës me rezultat 2:0, kurse në gjysme te finale te arenës humbe nga përfaqësuesja finaliste Japonia (ku do te takohen nesër ne finale me Francën).
Garueset kosovare treguan cilësi shumë te mirë dhe arritën me plote merite te renditen se Përfaqësuesja e 7 e botës me rezultatin e arritur.
Në garën për medaljen e bronztë u ndalen nga Përfaqësuesja e Iranit me rezultat 2:0.
Sukses shumë i madh i karatesë kosovare andaj i përgëzojmë luaneshat tona (Adelina Rama, Deillza Dragusha, Fortesa Orana dhe Gresa Zhitia) me këtë te arritur, përgëzojmë trajnerët e klubeve qe kane punuar, përzgjedhësit dhe drejtuesit e FKK-së bordin drejtues me kryetar Ismet Krasniqi”./Llapi.info






