Është shpallur sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 17 tetorit edhe në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni, është renditur i pari me 16 mijë e 925 (44.20%) që ka vetëm 18 vota më shumë se kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ka marrë 16 mijë e 907 vota (44.16%).

Pas tyre renditet kandidatja e PDK-së, Floretë Zejnullahu me 2 mijë e 471 vota (6.45%), pastaj Besnik Tahiri nga AAK me 1 mijë e 531 vota (4%), Gazmend Islami nga OBKD me 251 (0.66%) dhe i fundit Xhemajl Hasani i Nismës me 205 vota (0.54%).

Por, nga sa vota i morën kandidatët për kryetar të kësaj komune në fshatin e tyre të lindjes?

Besnik Tahiri i AAK-së, në fshatin e tij (Bradash) është renditur i treti me 172 vota të grumbulluara.

Shpejtim Bulliqi i VV-së në fshatin e tij (Llugë) është renditur i pari me 404 vota në dy klasë të vendvotimeve.

Ekrem Hyseni i LDK-së në fshatin e tij (Batllavë) është renditur i pari me 712 vota në tri klasë të vendvotimeve.

Floretë Zejnullahu e PDK-së në fshatin e saj (Lladoc) ka marrë vetëm 81 vota, duke u renditur kështu e treta.

Gazmend Islami i Ballit Kombëtar në fshatin e tij (Dumnicë e Poshtme) ka marrë 57 vota.

Xhemajl Hasani i Nismës Socialdemokrate në fshatin e tij (Gërdoc) ka marrë 53 vota.

Ndryshe, në balotazh do të garojnë Ekrem Hyseni i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i VV-së. Zgjedhjet e raundit të dytë pritet të mbahen më 14 nëntor./Llapi.info