Lokale - eSIMy

Partia Demokratike Kosovës (PDK), në zgjedhjet e 14 shkurtit doli e treta në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në këtë Komunë, PDK ka arritur t’i marrë vetëm 4 mijë 478 vota. Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj nuk ka arritur të marr më së shumti vota nga partia e tij, pasi dy kandidatë për deputet arritën të sigurojnë më shumë vota.

Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani kanë marrë më së shumti vota në Podujevë.

Ndërkaq, pak vota mori ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Qalaj në Podujeva ka marrë vetëm 86 vota.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.

E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind./Llapi.info