Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për ngjyrosjen e rrethojave të lumit Llap, shkruan Llapi.info.

Sipas kontratës së publikuar nga komuna, tenderin e ka fituar “Megrant ING SHPK”, operator ky që ka ofruar kryerjen e këtij shërbimi për 4 mijë e 121 euro.

Tenderi ishte hapur javë më parë, kurse në të njëjtin kishin aplikuar 11 operatorë ekonomikë./Llapi.info