Komuna e Podujevës ka vendosur t’i mirëmbajë fontanat në Bulevardin e Dëshmorëve, shkruan Llapi.info.
Për këtë, komuna javë më parë ka hapur tenderin për operatorët ekonomikë.
Ky tender është nënshkruar sot, ndërkaq të njëjtin e ka fituar kompania “Alban Rudari B.I”, i cili ka ofruar çmimin më të ulët.
Në njoftim për kontratë është bërë e ditur se ky proces do t’i kushtojë ekzekutivit komunal 5 mijë e 280 euro./Llapi.info






