Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë në “Lagjen e Dëshmorëve”.
Policia e Kosovës ka thënë se arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, teksa është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia s’e ka bërë të ditur identitetin e as arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit. Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…/Llapi.info