Një aksident trafiku ka ndodhur ditë më parë në Skenderaj.
Në këtë aksident, sipas pamjeve që kanë publikuar mediet lokale, kanë qenë të përfshira dy vetura – njëra prej tyre e Policisë së Kosovës.
Aksidenti shihet të ketë ndodhur në një kryqëzim rrugësh, ndërkohë që edhe vetura e Policisë së Kosovës kishte qenë me shpejtësi të madhe.
Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar si pasojë e kësaj përplasjeje, derisa dëmet materiale kanë qenë të theksuara./Llapi.info






