Policia e Shtetit në Shqipëri njofton se ka arrestuar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.

Shtetasi K. H., banues në fshatin Rrilë të Lezhës, u kap nga policia në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Ai kërkohej nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.