Lokale - eSIMy

Një tjetër person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e Policisë së Kosovës gjatë kontrollit në Pikën Kufitare në Merdare, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda policisë bëjnë me dije se më 20 qershor 2025, rreth orës 16:30, është ndaluar 36-vjeçari nga autoritetet kufitare.

Pas verifikimit në sistemin elektronik, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhëresë aktive arresti nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ai është dërguar menjëherë në Qendrën e Paraburgimit Hajvali, ku do të qëndrojë deri në një vendim tjetër të Gjykatës.

Policia po vazhdon me përkushtim zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe ndalimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë.