Policia e Kosovës ka kapur një person në flagrancë, derisa ishte duke grabitur dhe kishte kapur një person peng, duke e mbajtur nën kërcënimin e thikës.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte duke tentuar ta grabisë një lokal afarist në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, kur kishin marrë raportimin.
Pas arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes, i dyshuari K.B., i moshës 34-vjeçar, ishte duke e mbajtur viktimën nën kërcënimin e thikës, duke tentuar kështu të ia grabisë një shumë të caktuar të parave.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.