Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një person është kapur në flagrancë me armë zjarri në rrugën “Met Podujeva” në Podujevë, mbrëmjen e 4 qershorit, në afërsi të lokalit “Topkapi”.
Njësia e hetimeve nga Stacioni Policor i Podujevës, gjatë kontrollit ndaj disa personave në atë zonë, ka zbuluar te njëri prej tyre një armë zjarri të llojit pistoletë, e cila ndodhej brenda çantës së tij. Në momentin e sekuestrimit, arma kishte 11 fishekë, ndërsa numri serik dhe prodhuesi nuk ishin të identifikueshëm.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të zyrtarëve të hetimeve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.
Pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.