Lokale - eSIMy

91 kilogramë drogë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në një aksion të zhvilluar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Policia e Kosovës ka thënë se aksioni është koduar me emrin “Kamera”, teksa i njëjti aksion është zhvilluar pas hetimeve të ndërmarra disa muaj, i koordinuar me Prokurorinë e Prizrenit dhe me Prokurorinë e Prishtinës.

Majori i Policisë, Reshat Murseli, tha se aksioni është zhvilluar mbrëmë rreth orës 20:20.

“Hetuesit kanë monitoruar lëvizjet e tyre dhe kanë dhënë urdhër për ndalje. Të dyshuarit kishin edhe armë. Duke goditur me veturë një hetues. Hetuesi ka përdorë armën pa shkaktuar pasoja në njerëz. Në cilësi të provave ka konfiskuar 34 paketime me substancë narkotike marihuanë mbi 91 kg. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe është arrestuar F.M, 55 vjeç. Deri tani një i dyshuar është i arrestuar dhe është në kërkim të 3 të tjerëve. Hetimet janë duke vazhduar i koordinuar me Prokurorinë Themelore. Hetimet flasin se droga ka origjinë nga Shqipëria dhe ka kaluar në drejtim të Podujevës dhe ka pasur destinim final vendet e BE-së”, tha ai.

“Personat në veturë nuk kanë përfillur urdhrat policorë për ndalim, kanë rritur shpejtësinë dhe më pas kanë goditur njërin prej policëve duke i shkaktuar lëndime të leha trupore. Kjo ka detyruar që njërin prej hetuesve ta shkrep armën dy herë. Për këtë është njoftuar edhe Prokuroria. Më pas, vetura është braktisur dhe të dyshuarit ia kanë dalë të arratisen në këmbë”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, major Reshat Murselaj.

Gjatë kontrollimit në veturë, Policia ka gjetur 34 paketime me marihuanë, të cilat peshojnë mbi 91 kilogramë. Janë sekuestruar katër vetura e mbi 650 euro./Llapi.info