Një person është arrestuar nga policia pasi në deponë e shtëpisë së tij në Arbëri të Prishtinës, iu gjetën 27 mijë euro.
18 mijë prej tyre, djali i kësaj familjeje që punon si taksist në një kompani private, dyshohet se ia vodhi njërës nga tri klientet që kishte bartur në destinacionin Prishtinë – Fushë Kosovë, pasi që kishin harruar çantën në makinë.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera për rastin, e as dyshimet se nga i mori taksisti shumë prej 9 mijë eurove të tjera.
Por Klan Kosova mëson se në mbrëmjen e 21 shtatorit kur edhe ndodhi rasti, tri udhëtaret që u janë marrë 18 mijë euro kanë qenë në gjendje të dehur.
E ky veprim i taksistit, A.R. kishte befasuar edhe familjen e tij këtu në lagjen Arbëria të kryeqytetit.
Pronarët e kompanisë ku punonte prishtinasi, i than Klanit se tashmë e kanë larguar nga puna, dhe se kanë qenë në koordinim me policinë gjatë gjithë javës, me qëllim që 25-vjeçari ta pranonte fajësinë, por që këtë nuk e kishte bërë.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje dhe palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave.