Përgatitjet e Arsenalit për rikthimin e Ligës Premier janë përfshirë në kaos, kur një lojtar kishte dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Sipas The Athletic, dy persona të tjerë kishin qenë në kontakt të afërt me të prekurin. Kjo nënkupton – sipas rregullores qeveritare – se lojtari duhej të vetizolohej për shtatë ditë.

Nga ana tjetër, dy individët që kanë qenë në kontakt me lojtarit, duhej të vendoseshin në karantinë për 14 ditë.

Klubi e ka testuar dy herë lojtarin (identiteti i të cilit është mbajtur i fshehur) dhe ai ka dalë negativ. Në këtë mënyrë, është supozuar se testi i parë ishte ‘fals pozitiv’.

Kjo kishte ndodhur vetëm disa ditë para ndeshjes kundër Manchester Cityt dhe përkundër se kishin rezultuar negativ, tre futbollistet kishin munguar katër ditë në stërvitje, ndërsa janë kthyer një ditë para sfidës.

Është raportuar se treshja e përmendur kanë luajtur në humbjen prej 3-0 që Topçinjtë e pësuan në takimin ndaj kampionit në fuqi duke çuar në humbje të njëpasnjëshme.

Kujtojmë që në muajin mars, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, kjo bëri që ekipi dhe stafi të futeshin në vetizolim.