Një veturë Golf 4 është vozitur sot në korsinë e kundërt të rrugës drejt lagjes Veternik, në hyrje të Prishtinës.

Veprimi në tërësi kundër rregullave të komunikacionit, ka shkaktuar kaos në korsinë e rrugës hyrëse drejt qendrës së kryeqytetit, raporton Paparaci.

Një video të cilën e ka siguruar Paparaci, e shfaq veturën Golf 4 derisa vozit në krahun e kundërt të rrugës dhe kthehet sërish në drejtim të rregullt të saj.