Një mashkull K/Shqiptar i  mitur ka raportuar në polici se një person e ka kanosur me armë, njofton Llapi.info.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:32, ku i ankuari ka thënë se i dyshuari e ka kanosur  atë me armë nga vetura e tij.

Sipas raportit 24 orësh  të policisë me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.