Lokale - eSIMy

Anëtarët e një familjeje në Australi u zgjuan nga një zhurmë e madhe pasi në shtëpinë e tyre po shëtiste një kangur.

Sipas BBC-së, pasi ka thyer dritaren kanguri ka hyrë në një shtëpi në rajonin Deer Park të qytetit Melbourne dhe me këtë rast ka shkaktuar panik te anëtarët e familjes.

Pronari i shtëpisë, Mafi Ahokavo tha se më parë nuk ka parë asnjëherë një kangur, por që kur është zgjuar ka parë që në shtëpinë e tij vraponte një me panik.

Manfred Zabinskas nga organizata për mbrojtjen e jetës së kafshëve të egra, “Wildlife Victoria”, i cili u thirr në shtëpi pas rastit në fjalë, tha se kanguri është mbyllur në banjo pasi që ishte lodhur. Zabinskas thekson se kanguri është larguar nga shtëpia pasi i është dhënë qetësues.

Zabinska thotë se kanguri, i cili kishte pësuar disa lëndime, është marrë në trajtim në strehimoren “Wildlife Victoria”. Ai thotë se raste të tilla po ndodhin më shumë për shkak të zgjerimit të qyteteve.