Lokale - eSIMy

Kandidati për Asamblenë Komunale në Podujevë nga radhët e PDK-së, Nexhmi Muçiqi, i cili garon me numrin 8 në listën zgjedhore të kësaj partie, ka zhvilluar një takim me kandidatin për kryetar të Lipjanit, Shukri Bujën.

Muçiqi ka vlerësuar lartë kandidaturën e Bujës, duke thënë se qyteti i Lipjanit është me fat që e ka mundësinë ta ketë atë si kandidat për kryetar.

Njoftimi i plotë i Nexhmi Muçiqit:

“Çfarë i thashë e si i thashë gjeneralit Shukri Bujës… po ua them vet:

Lipjani është me fat që e ka mundësinë të ju ketë juve kandidat për kryetar.

Prandaj, qytetarë të nderuar të Lipjanit, mos e lëshoni këtë mundësi të artë.”

#LipjaniMundetMaMirë