Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Haziri, ka vazhduar me mbështetje për të prodhuesit vendorë.

Haziri, në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se së bashku me kandidatin tjetër për deputet Shpejtim Bulliqi, ka vizituar fabrikën e biberit “Besiana”.

Me këtë rast, Haziri ka thënë se prodhuesit vendorë do ta kenë mbështetjen e plotë, mbrojtën dhe që zëri në parlamentin e Kosovës do të jetë pikërisht për këta prodhues.

“Lëvizja Vetëvendosje me moton “Duaje tënden” gjithnjë prioritet ka zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes prodhimeve vendore, duke i ndihmuar e subvencionuar prodhuesit vendorë”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë:

Së bashku me kandidatin për deputet Prof.Shpejtim Bulliqi dhe me asamblistët Lirika Maliqi e Doruntina Hasani, vizituam fabrikën e Biberit “Besiana”, ku nga afër pronari Bajram Hajdari na njoftoi për prodhimtarinë, zhvillimin dhe vështirësitë me të cilat përballet gjatë prodhimit të biberit.

I premtuam mbështetje të plotë, mbrojtje nga konkurrenca jolojale dhe i premtuam që zëri ynë në Parlamentin e Kosovës do të jetë zëri i prodhuesve vendorë.

Lëvizja Vetëvendosje me moton “Duaje tënden” gjithnjë prioritet ka zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes prodhimeve vendore, duke i ndihmuar e subvencionuar prodhuesit vendorë.