Nëntë kandidatë për asamble komunale në Podujevë nuk kanë arritur të marrin as edhe një votë, shkruan Llapi.info.
Në listën e rezultateve për asamblistë të publikuar nga KQZ këta nëntë kandidatë figurojnë me zero vota.
Sipas rezultateve del se shtatë prej tyre janë nga Partia e Drejtësisë, një nga Balli Kombëtar dhe një nga Iniciativa Qytetare për Ndryshim.
Përveç tyre, ka dhjetëra kandidatë për asamble komunale në këtë Komunë që s’i kanë arritur t’i marrin as 10 vota./Llapi.info








