Kampionati i Kosovës në futboll pritet të rifillojë më 6/7 qershor. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e saj sot pritet ta vendosë datën për rifillimin e garave.
Burime të Kohës raportojnë se data e rifillimit do të jetë 6/7 qershor. Do të luhet xhiroja e 23-të e Superligës, ndërsa kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund.
Kampionati është pezulluar në mars shkaku i pandemisë së koronavirusit.






