Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së mendon se trajnerët, Tahir Batatina dhe Ole Gunnar Solskjaer duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre në klubet përkatëse.
Tahir Batatina nuk e ka nisur aspak mirë me Llapin dhe pas 10 xhirove skuadra e tij pozicionohet në vendin e fundit në tabelë – kurse Manchester United i Ole Gunnar Solskjaer sapo humbi derbin me Arsenal dhe pozicionohet në vendin e 15’të në Premierligë.
‘Kamishi’ mendon se ka ardhur koha që Batatina dhe Solskjaer të japin dorëheqje, për të mirën e klubeve të tyre.
Definishtvisht dy trajnerë, Ole Gunnar Solskjaer –Manchester United dhe Tahir Batatina – Llapi, për të mirë të ekipeve të tyre duhet të japin dorëheqje”, ka shkruar ai./Llapi.info







