Një kamion është aksidentuar në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht tek “Kroi i Mbretit”, pasi ka pësuar një defekt në sistemin e frenimit.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se nuk ka të lënduar.

Ai theksoi se me këtë rast një pjesë e kësaj rruge ka mbetur e bllokuar dhe veturat po lëvizin me vështirësi.