Një kamion i kompanisë “Al Trade” e cila është duke punuar në zgjerimin e magjistrales Podujevë-Prishtinë sot rreth orës 10:00 të mëngjesit ka goditur një veturë të tipit “Pasat karvan” tek ura në afërsi të Hotel Besianë-s me ç’rast ka mbetur i lënduar një person.
Nga emergjenca në Podujevë e kanë konfirmuar rastin ku kanë thënë se personi i lënduar ka pasur fraktur në krah dhe është dërguar për në QKUK në Prishtinë për tretman.
Sipas dëshmitarit në vendin e ngjarjes, shoferit të kamionit i ka humbur drejtimi i mjetit dhe ka goditur veturën e tipi Pasat karvan.