Lidhja Demokratike e Kosovës ka lidhur me dorëzimin e kallëzimit penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kërkuar dorëheqjen e Berishajt, duke thënë se hapja e hetimeve dëmton rëndë imazhin e vendit.
“Shkarkimi i Ambasadorit Martin Berishaj domosdoshmëri Agjensioni Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni. Hapja e hetimeve, por edhe përfshierja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit”, ka thënë ajo.
Kallëzimi penal ndërlidhet me mosdeklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.






