Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Raportimi se mërgimtarët nuk po lejohen që të shfrytëzojnë rrugët për Serbi për të hyrë në Kosovë, po shihet si propagandë e grupeve të ndryshme të interesit.

Të paktën, kështu thotë njohësi i çështjeve të Sigurisë, Avni Islami. Ai ka thënë se e gjithë kjo është një rrenë të cilën e lansojnë agjenci të udhëtarëve për qëllime profitabile.

“Lufta informative e grupeve te interesit dhe krimit të organizuar nuk ka të ndalur. Prapaganda e paskurpullt, kinse mergimtarët nuk po lejohen të kalojnë tranzit në Serbi , është një rren të cilën e lansojnë , agjenci tē udhëtarëve pēr qēllime profitabile”, ka shkruar Islami.

Lexo edhe: Serbia i ndalon në Merdare autobusët e Kosovës