Një tërmet i fuqishëm prej 6.6 ballë Rihter dhe që po konsiderohet si më u fuqishmi në 20 vitet e fundit, ka goditur pjesën jugore të Kalifornisë dhe disa pjesë të Nevadës.

Tërmeti ka ndodhur në afërsi të qytetit Ridgecrest, rreth 320 kilometra në verilindje të Los Angeles, ka njoftuar instituti sizmologjik i SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Shumë banorë të qytetit me 28 mijë banorë janë lënduar, kurse zjarri ka kapluar disa shtëpi dhe është duke u zgjeruar në periferi.

Në anën tjetër presidenti Donald Trump, ka njoftuar se është informuar për tërmetin dhe ka deklaruar se “gjithçka është nën kontroll”.

Lashan McCalf Williams thotë se ishte në gjumë së bashku me bashkëshortin, kur filloi tërmeti ta dridh gjithë zonën.

“Nuk kam mundur të lëkundem, kam qenë e paralizuar nga frika”, ka deklaruar Lashan e cila më pas ka vrapuar pas fëmijëve pasi e gjithë shtëpia kishte filluar të lëkundet.

Banorët e këtij qyteti thonë se dridhjet kanë zgjatur rreth pesë minuta, kurse orenditë e shtëpisë shkundeshin sikur të ishin nga letra. /Telegrafi/