Analisti Vehbi Kajtazi e ka quajtur ”hajgare” vizitën e ryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, Kurtin nuk e ka pritur askush nga personazhet kryesore të politikës amerikane.

Sipas Kajtazit, vizita ”ishte thatë dhe pa peshë”, pasi atë nuk e ka pritur askush nga figurat kryesore të Shtëpisë së Bardhë, andaj sipas tij, Kurti duhet të jap dorëheqje.

As Presidentin Joe Biden, as Sekretarin Antony Blinken, as Nënkryetaren Kamala Harris, nuk i ka takuar përveç një këshilltari edhe atë më gjasë në hyrje të banesës e ka takuar” ka thënë Katazi në Debat Plus