Jo rrallëherë brigjet dhe jo vetëm të Liqenit të Batllavës kanë qenë të mbushura me mbeturina, shkruan Llapi.info.
Mbeturinave tash s’po u mungojnë as kafshët e ngordhura, madje në mes të këtij liqeni.
Kështu kanë thënë vizitorë të kësaj pike, të cilët sot e kanë evidentuar edhe një kafshë të ngordhur.
Ata kanë dërguar pamje në Llapi.info, teksa shihet edhe mbeturina të tjera. Të njëjtit kanë kërkuar nga që të ndërmirret diçka në lidhje me këtë dhe të largohet nga uji.
Duhet potencuar se reshjet e fundit të shiut kanë bërë që nëpër lumenj e liqene të shihen mbeturina të shumta./Llapi.info