Kreu i PDK Kadri Veseli ka folur per herë të parë për marrëveshjen e arritur ditën e djeshme (4 shtator) në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga Hasi i Shqipërisë, ku mori pjesë në përurimin e dy bazave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Veseli ka thënë se ai nuk do të hyjë në qeverinë e Avdullah Hotit.
“Është keqardhje që delegacioni në Uashtington nga bisedime shtetërore i kaloi në bisedime teknike, në bisedime për çështje territori që janë nën menaxhimin e Republikës së Kosovës“, u shpreh Veseli.
Ndërsa i pyetur ekskluzivisht nga ‘Ora News’, nëse PDK do të votojë mocionin e LëvizjesVetëvendosje për rëzimin e qeverisë, Veseli tha: ”Ne jemi opozitë”, duke nënkuptuar se do të votojë mocionin.