Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka thënë se vepra dhe trashëgimia e Fadil Vokrrit për futbollin do ta përcjellë Kosovën përherë.
Veseli ka thënë se suksesi që ka shënuar Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij viti, është meritë e punës dhe vizionit të legjendës Vokrri.
“Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Federata e Futbollit të Kosovës, pata nderin që Mirënjohjen për Fadil Vokrrin t’ia dorëzoj birit të tij, Gramoz Vokrrit”, ka thënë Veseli.
“Do të punojmë shumë dhe bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës për të arritur majat e suksesit, për të qenë kampionë të futbollit, ashtu si ishte vetë Fadil Vokrri”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Veselit në Facebook.
Na mungoi edhe sonte shumë, legjenda jonë, Fadil Vokrri. Ai nuk është më me ne fizikisht, por vepra dhe trashëgimia e…
Publiée par Kadri Veseli sur Jeudi 20 décembre 2018