Lokale - eSIMy

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, sot kanë vizituar stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Me këtë rast, Vesesli shtoi se është hera e parë që në Kosovë po ndërtohet një stadium i tillë. Derisa sipas tij, ky nuk do të jetë i fundit pasi do të rinovohet edhe stadiumi në Mitrovicë.

“Pata kënaqësinë të shoh nga afër punën që është bërë në transformimin e stadiumit me emrin e legjendës sonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Vetëm përmes projekteve të tilla ne nderojmë personalitetet tona që dhanë gjithçka që Kosova të jetë pjesë e barabartë në garat ndërkombëtare, si dhe të rinjtë tanë të talentuar në sport të kenë kushtet moderne për punë. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në sport dhe mbetet përkushtim i imi që investimet të shumëfishohen, ka përfunduar Veseli.

Ndërsa, Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, ka thënë se stadiumi i Prishtinës mban emrin e personit adekuat i cili ka dhënë shumë për futbollin dhe sportin në përgjithësi./Llapi.info

 

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri VeseliFotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli