Rezoluta për shtesat për fëmijët ka kaluar sot me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës.

E këtij lajmi i është gëzuar edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi

Ajo përmes një postim në Facebook, ka thënë se nga Viti i Ri, fëmijët do të bëhen me ‘rroga’.
“Shtesat e fëmijëve. Edhe fëmijët me ‘rrogë’ prej Vitit te Ri”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Sipas kësaj rezolute, Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të hartojë dhe zbatoj legjislacionin sa më parë, ku ndarja e shtesave duhet të fillojë gjatë vitit 2019.

Kujtojmë, se më 15 tetor ishte propozuar që çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vjet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro në muaj. /